Roma në kërkim të pamundurës, Solskjaer nuk i kursen yjet. Ja formacionet e mundshme të sfidës së mbrëmjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 16:46

Roma në kërkim të pamundurës, Solskjaer nuk i kursen yjet. Ja formacionet e mundshme të sfidës së mbrëmjes

Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida Roma-Mançester Junajtid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

roma

Italianët vijnë pas humbje së thellë 6-2 në ndeshjen e parë teksa shanset për kryeqytetasit që të tentojnë mrekullinë janë pothuajse zero në këtë ndeshje.

Trajneri Fonseka do të provojë gjithçka sepse nuk ka çfarë humbet, duke rreshtuar në sulm Mikitarian, Dzeko dhe Majoral. Ndërsa në krahun tjetër Solskjaer në konferencë për media u shpreh se “Romës nuk i zihet besë” duke mbajtur ekipin e tij me këmbë në tokë.

Tekniku norvegjez do të kërkojë të mbyllë llogaritë sa më parë duke rreshtuar në sulm Rashford, Fernandes, Pogba, Grinud.

Roma: Mirante; Mançini, Smalling, Ibanez, Karsdorp, Pelegrini, Kristante, Bruno Peres, Mikitarian, Majoral, Dzeko

Mançester Junajtid: De Gea, Van-Bisaka, Baili, Meguajer, Shau, Matiç, Fred; Rashford, Bruno Fernandes, Pogba, Grinud

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"