Roma luan kundër Seviljas në Europa Ligë, trajneri Fonseka konfirmon rikthimin e dy lojtarëve kryesorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 5, 2020 | 18:06


Roma luan kundër Seviljas në Europa Ligë, trajneri Fonseka konfirmon rikthimin e dy lojtarëve kryesorë

Paulo Fonseka konfirmon se Nikolo Zaniolo dhe Roxher Ibanez do luajnë në Europa Ligë kundër Romës, por Lorenzo Pelegrini është në dyshim. Roma luan nesër kundër Seviljas në Europa Ligë me formatin e ri që do jetë me tek ndeshje dhe do luhet në fushë neutral në Gjermani.

pelegrini zaniolo

“Skuadra është shumë e motivuar. Ne jemi në formë të mirë dhe do jetë e vështirë kundër një skuadre mjaft të mirë”, tha Fonseka në konferencën për shtyp. Xhrodan Verteut është i pezulluar, kurse Pelegrini mund të luajë vetëm me një maskë mbrojtëse në fytyrë pasi theu hundën javën e kaluar. “Unë mund të konfirmoj se Zaniolo do të luajë nesër. Nuk kam vendosur ende për Pelegrinin”. Kris Smalling u rikthye tek Mançester Junajtid pasi Roma nuk gjeti dot marrëveshjën me klubin anglez për zgjatjen e huazimit të mbrojtësit. “Smolling ishte një lojtar mjaft i rëndësishëm për ne. por ai tani nuk është më dhe ne duhet të kujtojmë se kush jemi ne.

Ibanez do marrë vendin e Smollingut pasi ka luajtur mirë pas rikuperimit nga dëmtimi dhe unë kam besim tek ai. Unë dua gjithmonë të fitoj, këtë herë nuk është ndryshe”, tha Fonseka.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com