Roma lamtumirë Champions-it me 9 lojtarë, Porto kap fazën e grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 22:41

Roma lamtumirë Champions-it me 9 lojtarë, Porto kap fazën e grupeve

UPDATE/ Roma i jep lamtumirën Champions-it. Verdhekuqtë u mundën me rezultatin 0-3 në “Olimpiko” në takimin e vlefshëm për kualifikimin në fazën e grupeve.

C_29_articolo_1114836_upiImgLancioOriz

Edhe pse skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ishte më e favorizuar, pasi ndeshja e parë në Portugali u mbyll në shifrat 1-1, vendasit pësuan 3 gola në takimin e kthimit në shtëpi.

Fillimisht Monteiro kaloi Porton në avantazh në minutën e 8′ të pjesës së parë. Ndërsa Laiun dhe Korona dyfishuan shifrat me dy gola të shpejtë në minutën e 73′ dhe të 75′.

223919497-163b4b9a-0b91-4c87-8634-28254c70c034

 

Në këtë sfidë Roma luajti në inferioritet numerik. De Rosi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në minutën e 39′, ndërsa Emerson u bë lojtari i dytë që doli nga fusha e lojës pas një tjetër kartoni të kuq në minutën e 50′ të pjesës së dytë.

220748622-d5b7578f-e16e-4c04-b725-06a7be5b3bf6

Në katër sfidat e tjera Monako u kualifikua pas fitores 1-0 ndaj Vijarealit, ndërsa çekët e Pilzen u eliminuan pas barazimit 2-2 ndaj bullgarëve të Ludogorets, të cilët fituan takimin e parë me shifrat 2-0.

Besnik Hasi

Një rezultat pozitiv mori edhe trajneri shqiptar Besnik Hasi me skuadrën e Legias së Varshavës, duke i kualifikuar polakët për në fazën e grupeve.

Edhe pse ndeshja mes Legias dhe Dundalk u mbyll në shifrat 1-1, ekipi i Hasit fitoi takimin e parë me diferencë të dy golave.

Skuadra tjetër që iu bashkua ekipeve fituese është Sëlltiku, pasi eliminuan izraelitët e Hapoelit.

Rezultatet:

Roma – Porto                     0-3   (1-1)

Hapoel B.Sh. – Sëlltik        2-0   (2-5)

Legia V. – Dunadalk           1-1   (2-0)

Monaco- Villarreal             1-0    (2-1)

Pilzen-Ludogorec              2-2   (0-2)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"