Roma krenohet me Kim Kardashian, Lacio tallet: Çfarë na kujtove!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 19:12

Roma krenohet me Kim Kardashian, Lacio tallet: Çfarë na kujtove!

Kima Kardashian ndez rrjetin dhe këtë radhë jo duke pozuar gjysmë e zhveshur siç bën zakonisht, por me një fanellë të Romës. Pamjet e saj me fanellën e kësaj skuadre në Los Anxhelos kanë pushtuar rrjetin, por njëkohësisht janë bërë edhe objekt talljesh.

ffffffffffffff

Roma postoi me krenari foton e Kardashian me fanellën e saj të edicionit 1997-1998, në rrjete sociale, si për të treguar famën që kishte fituar klubi kryeqytetas.

Kim-Kardashian

Por menjëherë nga ana e “kushërinjve” lacialë ka ardhur një përgjigje tallëse. “Oh nënë, Kim çfarë na kujtove!” shkruante klubi i Lacios duke postuar në Twitter fotot e edicionit kur Roma vishte atë fanellën që mbante modelja amerikane.

Shkak është bërë fakti se në atë edicion, Lacio ka fituar të gjitha ndeshjet direkte ndaj Romës, duke dominuar plotësisht derbin e kryeqytetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"