“Roma i ka bërë ofertë”, miku i vëllait të Kavanit zbulon prapaskenën: Ai vjen vetëm me një kusht!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 12:06

“Roma i ka bërë ofertë”, miku i vëllait të Kavanit zbulon prapaskenën: Ai vjen vetëm me një kusht!

Transferimi i sulmuesit Edinson Kavani te Roma do të realizohet vetëm nëse miliarderi amerikan Dan Fridkin arrin të blejë klubin verdhekuq.
kavani
Një burim i afërt me familjen e futbollistit uruguajan, në veçanti me vëllain dhe menaxherin e lojtarit.

“Roma më kërkoi që t’i paraqisja Valter Gulielmones një ofertë për Kavanin. Nëse grupi ‘Fridkin” blen Romën, ata duan që Edinsoni t’i bashkohet skuadrës”, bëri me dije i afërmi i familjes Kavani.
Në mediat italiane përflitet vazhdimisht se ish-lojtari i Napolit dhe PSG-së do të zgjedhë të luajë për ekipin verdhekuq sezonin e ri.

Miliarderi amerikan Dan Fridkin ka kërkuar që të blejë klubin e Romës, por presidenti Xhejms Palota ka refuzuar ofertën e parë të Fridkinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"