Roma e Murinjos refuzon të marrë pjesë në turneun miqësor, shpërthen Barcelona: Do të ndërmerren akte ligjore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 21:31

Roma e Murinjos refuzon të marrë pjesë në turneun miqësor, shpërthen Barcelona: Do të ndërmerren akte ligjore

Klubi italian, Roma, vendosi që të mos marrë pjesë në turneun miqësor “Joan Gamper” të zhvilluar nga Barcelona në “Camp Nou” në datën 6 gusht.

ZANIOLO ROMA

Për këtë, klubi katallanas ka shpërthyer me deklaratën e saj, ku ka theksuar se do të ndërmerren akte ligjore ndaj verdhekuqëve.

Gjithashtu ka theksuar se brenda 24 orëve do të gjendet një rival i ri për të marrë pjesë dhe se paratë e biletave që kishin shpenzuar tifozët, do t’i ktheheshin pas, duke bërë fajtore të vetme Romën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"