Roma dorëzohet në ‘Bernabeu’, Reali në çerekfinale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2016 | 22:40

Roma dorëzohet në ‘Bernabeu’, Reali në çerekfinale (VIDEO)

UPDATE/ Reali i Madridit ka fituar 2-0 ndaj Romës në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampionëve.

212138858-ecc7d22b-1206-4269-81a4-376e71afbb9a

Dy gola të shënuara nga Ronaldo dhe Rodrigues në pjesën e dytë, çuan Realin në çerekfinale. Skuadra e Zidane kishte fituar 0-2 edhe në takimin e parë të luajtur në “Olimpiko”, duke e çuar rezultatin final 4-0.

Pjesa e dytë

Ndryshe nga pjesa e parë, 45′ minutat e dyta dhuruan spektakël në “Bernabeu”. Roma u shfaq më tepër para portës vendase në minutat e para të pjesës së dytë, por Salah nuk arriti të shënoi duke prekur vetëm rrjetën e jashtme. Pas disa rasteve të shpërdoruara nga futbollistët e Romës, Reali rrezikoi me kundërsulme duke shënuar edhe dy gola.

211010161-372a2bd6-11ad-4079-b98c-022368086eb6

Fillimisht ishte Kristiano Ronaldo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 64′ dhe më pas, Rodriguez dyfishoi katër minuta më pas. Spaleti aktivizoi që nga minuta e 74′ edhe Françesko Totin. Në mementin e futjes së kapitenit në fushë, tifozët e Romës u çuan në këmbë duke e duartrokitur.

Pjesa e parë

Reali i Mardridit dhe Roma janë ndarë në barazim pa gola në pjesën e parë. Skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme kryesisht në mesfushë. Roma u shfaq më e rrezikshme para portës së madrilenëve, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Ndeshja luhet në kuadër të takimeve të kthimit për turin 1/8 të Ligës së Kampionëve.

222842364-cbc863bf-9e05-4c44-92c4-a31fbbd092b7

Në ndeshjen tjetër mes Volfsburgut dhe Gentit, gjermanët fituan 1-0 duke prekur për herë të parë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Volfsburgu ka fituar edhe në takimin e parë ndaj Gent me rezultatin 3-2.

FORMACIONET ZYRTARE:

REAL MADRID (4-3-3): Navas; Danilo, Sergio Ramos, Pepe, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Ronaldo, James Rodriguez.
Trajner: Zidane

211035650-d5ed1237-50f6-4ff8-b852-5662112008b7

ROMA (4-2-3-1): Szczesny; Florenzi, Manolas, Zukanovic, Digne; Keita, Pjanic; Salah, Perotti, El Shaarawy; Dzeko.
Trajner: Spaleti

211049446-60bb99d3-70a8-4d00-a1b0-69b73bbf749b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"