Roma bëri historinë në Tiranë, çfarë shkuajnë mediat italiane për suksesin e verdhekuqëve në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 0:18

Roma bëri historinë në Tiranë, çfarë shkuajnë mediat italiane për suksesin e verdhekuqëve në “Air Albania”

Fitorja e Romës në finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë ka marrë vëmendjen maksimale të mediave më të mëdha italiane.

pjimage

Corriere Dello Sport, Sport Mediaset, Tuttosport dhe Corrierra Della Sera vlerësojnë maksimalisht paraqitjen e verdhekuqëve dhe fitoren e një trofeu evropianë 61-vite pas triumfit të fundit në Fairs cup.

Corriere Dello Sport:

corrierro delo sport

Triumfi i Romës, Zaniolo i jep Ligën e Konferencës Mourinhos!

Ka qenë 24 maji 2008, katërmbëdhjetë vjet më parë, kur Francesco Totti ngriti në qiell Kupën e Italisë, trofeun e fundit për Romën. Sonte është Lorenzo Pellegrini , me shiritin e kapitenit në fushë dhe nën sytë e legjendës dhe të gjithë tifozëve, ai që e pason atë duke ngritur një tjetër kupë evropiane. Është fitorja e Romës së José Mourinhos , tashmë trajneri i vetëm i cili ka fituar të gjithë trofetë kontinental. Është fitorja e Nicolò Zaniolo , ylli i mbrëmjes me rrufenë e lëshuar ndaj Feynoord.

Është fitorja e tifozëve verdhekuq të cilët nga sot do të kenë çfarë t’u përgjigjen rivalëve të Lazios.

Sport Mediaset:

tuttosport

Liga e Konferencës, Roma-Feyenoord 1-0: verdhekuqtë kthehen për të fituar në Evropë!

Roma mundi 1-0 Feyenoord në finalen e Tiranës dhe fitoi edicionin e parë të Ligës së Konferencës , duke u rikthyer për të ngritur një trofe pas 14 vitesh mungesë dhe uri. Ndeshja u vendos nga një gol i Zaniolos në minutën e 32-të, duke përfituar dhe nga pavendosmëria e mbrojtjes kundërshtare. Në pjesën e dytë verdhekuqtë kaluan momente të vështira, me holandezët që goditën dy herë shtyllën, por pas 5 minutash shtesë festa mund të shpërthejë në Shqipëri dhe në kryeqytet.

Tuttosport:

tuttosport 5

Liga e Konferencës, Roma-Feyenoord 1-0: Triumfi i Mourinhos, vendimtar Zaniolo

TIRANË (Shqipëri)  – Roma e José Mourinhos fiton edicionin e parë të Ligës së Konferencave . Triumf historik për verdhekuqtë që mundën 1-0 Feyenoord në finalen e Tiranës . Goli i Zaniolos në minutën e 32-të ishte vendimtar, duke zhbllokuar një ndeshje të komplikuar, me holandezët shpeshherë të rrezikshëm, por me mbrojtjen e Romës që refuzon të gjitha tentativat e tyre. Për verdhekuqtë është trofeu i parë i epokës së Mourinhos dhe trofeu i parë evropian që nga  Kupa e Panaireve e vitit 1961. Futbolli italian rikthehet në triumf në Evropë pas 12 vitesh nga hera e fundit.

Corriero Della Sera:

corrierro della sera

Roma-Feyenoord, 1-0 : Golat e Zaniolos, Roma fiton Ligën e Konferencës

Një sukses evropian i cili vjen 61 vjet pas Fairs Cup në vitin 1961 dhe Mourinho është i pari që ka fituar të gjithë trofetë kontinental.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"