Roma bën spektakël në “San Siro”, por Milanit i ngec vendi i 6 (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 22:46

Roma bën spektakël në “San Siro”, por Milanit i ngec vendi i 6 (VIDEO)

Roma nuk ka hasur aspak vështirësi përballë Milanit në ndeshjen e sotme në “San Siro” teksa ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 1-4. Kuqezinjtë e Montelës nuk bënë aspak rezistencë dhe konfirmuan formën e dobët të shfaqur gjatë javëve të fundit, teksa në Itali ka filluar të flitet se Milani, Interi dhe Fiorentina po mundohen t’i largohen vendit të 6 me çdo kusht pasi nuk u intereson të marrin pjesë në Ligën e Europës duke e nisur rrugëtimin që nga turi i tretë kualifikues.

roma

Pjesa e parë e ndeshjes së sotme u vulos nga dy golat e boshnjakut Edin Xheko në minutat 8 dhe 28. Në pjesën e dytë, Pasaliç ngushtoi diferencën në minutën e 76, por dy minuta më vonë El Sharaui shënoi sërish për Romën. Në të 86-n Paleta shkakton penallti dhe ndëshkohet me karton të kuq, ndërkohë që De Rosi e shndërron në gol duke përcaktuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas këtij takimi, Roma mban vendin e 2-të në renditje me 78 pikë, 1 më shumë se Napoli i vendit të 3-të, ndërkohë që Milani mbetet i 6-i me 59 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"