Roland Dervishi: Shqipërisë i duhet një formulë fikse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2014 | 9:14

Roland Dervishi: Shqipërisë i duhet një formulë fikse

Dervishi gool ndaj KastriotitSulmuesi me më eksperiencë në radhët e skuadrës peqinase Roland Dervishi analizon ecurinë e skuadrës gjatë këtij sezoni si dhe jep mendimin e tij në lidhje me formulën që duhet të ketë kampionati në vendin tonë. “Kemi mbyllur një sezon jo pozitiv, i cili, për nga mënyra se si shkoi, mund të them se ka pasur shumë ulje-ngritje. Pas një përfaqësimi prej 19 sezonesh në Superiore, këtë vit garuam në Kategorinë e Parë dhe më vjen keq që e them, por disa skuadra nuk e meritojnë të jenë fare pjesë e kësaj kategorie për disa arsye. Gjithsesi, pozitiv ishte fakti që ne si skuadër, e përbërë në pjesën më të madhe nga futbollistë vendës, treguam se mund të rivalizojmë përballë çdo kundërshtari. Sa i takon formulës së kampionatit në Superiore apo edhe në të Parën, unë mendoj se Shqipërisë i duhet një formulë fikse”.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"