Rokadë me mesfushorët nga Elbasani, Teuta gjen zëvendësuesin e Hilës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2018 | 18:34

Rokadë me mesfushorët nga Elbasani, Teuta gjen zëvendësuesin e Hilës

Teuta ka treguar interes për të siguruar shërbimet e mesfushorit Orgest Gava, i cili në sezonin e fundit u aktivizua me Lushnjën në Kategorinë Superiore. 28- vjeçari ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik të bregdetarëve dhe drejtuesit kanë nisur bisedimet. Burime pranë klubit të Teutës bëjnë me dije për “Panorama Sport” se negociatat janë në fazë të avancuar dhe gjithçka mund të mbyllet brenda kësaj jave nëse gjithçka shkon me sukses.

lushnja-flamurtari2-470x313-470x313

“Po, është e vërtetë, Gava është një nga lojtarët që e kemi ndjekur me kujdes dhe kemi avancuar me bisedimet. Besojmë se gjithçka mund të mbyllet shumë shpejt”, i tha një burim gazetës. 28- vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te Lushnja në edicion e fundit, ku tregoi një nivel të lartë në qendër të mesfushës duke grumbulluar 32 ndeshje nga 36 në total, ndërsa shënoi edhe një gol në humbjen me Flamurtarin 3-1.

gava

Në rast se marrëveshja mbyllet me sukses, Teuta do të jetë klubi i pestë në karrierën e 28-vjeçarit që më parë ka luajtur edhe me Elbasanin, Shkumbinin, Bylisin dhe së fundi Lushnjën. Mesfushori ka qenë edhe pjesë edhe e Kombëtares Shpresa dhe U-20, teksa me U-21 ka grumbulluar 11 ndeshje.

ZËVENDËSUESI – Trajneri Shkëmbi e shikon Gavën si zëvendësuesin ideal për mesfushorin Ardit Hila, që në fund të sezonit i përfundoi kontrata me “djemtë e detit” dhe vendosi të mos e rinovonte.

Fakti që elbasanasi ka një eksperiencë të madhe dhe grupi i ri që ka Teuta ka bindur drejtuesit për të kërkuar shërbimet e 28- vjeçarit, i cili, përveçse garanton siguri në mesfushë, do të verë në shërbim të shokëve të skuadrës edhe eksperiencën e tij. Përveç tij, Teuta është në bisedime edhe me disa lojtarë të tjerë, të cilët luajnë në mbrojtje dhe në sulm.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"