Rokada e shekullit, Rosi e Hamilton ndërrojnë vendet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 9:04

Rokada e shekullit, Rosi e Hamilton ndërrojnë vendet

Deri para pak ko hësh ishte vetëm një sugjerim, por tashmë do të bëhet realitet. Ashtu sikurse ishte diskutuar para disa ditësh, Valentino Rosi dhe Luis Hamilton do të bëhen protagonistë të një “ndërrimi vendesh”, të cilin mund ta konsiderojmë pa frikë si rokadën e shekullit. Mungojnë ende disa detaje të vogla, por tashmë është e sigurt që piloti italian do të marrë drejtimin e makinës Mercedes, ndërsa britaniku do t’i hipë motorit Yamaha.

w5i2ep4oibl21

“Doktori” nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për makinat e Formulës 1, ashtu sikurse Luis, i cili është mjaft i tërhequr nga adrenalina që të ofron motori. Tashmë është vendosur edhe zyrtarisht data që do të shohë dy legjendat e Moto GP dhe Formulës 1 të ndërrojnë vendet në pistë. Do të jetë 9 dhjetori 2019-ës, një javë pas përfundimit të Botërorit të Formulës 1. Cirkuiti i përzgjedhur për këtë spektakël do të jetë “Ricardo Tormo” i Valencias.

Hemilton

Bëhet fjalë për një event “të çmendur” që do të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës. Për Valentino Rosin ky nuk mund të quhet një debutim, pasi “Doktori” ka zhvilluar teste të ndryshme me Ferrarin gjatë vitit 2006 dhe italiani i Yamahas është shprehur në shumë raste se një kalim i tij në Formulën 1 ka qenë më shumë se një hipotezë. “Doktori”, ndonëse i zhgënjyer për garën e fundit të Moto GP që u zhvillua në Japoni, ku bëri një tjetër paraqitje të dobët, duket shumë entuziast për idenë e ndërrimit të vendeve me Luis Hamiltonin.

“Do të ishte vërtet diçka shumë e bukur”, është shprehur Rosi. Nga ana tjetër edhe Hamilton gjithashtu në shumë raste nuk e ka fshehur dëshirën e madhe që ka për motorët dhe Moto GP-në në veçanti. Rosi regjistron 9 tituj kampionë në botën e motoçiklizmit, ndërsa Hamilton pret të marrë zyrtarisht titullin e 6-të në Formulën 1 këtë fundjavë në SHBA, ku i mjaftojnë vetëm 4 pikë.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"