Rojs i çudit të gjithë: Preferoj më shumë të shoh La Liga se Bundesligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 23:07

Rojs i çudit të gjithë: Preferoj më shumë të shoh La Liga se Bundesligën

Marko Rojs ka dhënë një deklaratë e cila ka tronditur jo pak në Gjermani, pasi dukej si një antireklamë për kampionatin gjerman të futbollit. Kapiteni i Borusia Dortmund ka pranuar se në fakt kampionati ku ai luan, nuk është ndër të preferuarit e tij në kohën e lirë.

a3e511744ff3b72a9129959b9e13d0e4-44572-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

“Sinqerisht preferoj më shumë të shoh në TV ndeshjet e La Liga, për shembull kur Barcelona luan kundër Real Madrid, sesa Bundesligën. Unë e njoh shumë mirë Bundesligën, qartësisht di diçka edhe rreth Premier Ligës. Është një sfidë speciale kur përballen Mançester Siti me Mançester Junajtid, janë dy skuadra të mëdha me lojtarë të mëdhenj”, tha Rojs në këtë deklaratë.

Fjalë të papritura nga një lojtar i cili shihet si një nga flamujt e kampionatit gjerman të futbollit, ku prej shumë vitesh shkëlqen me fanellën e skuadrës së Borusia Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"