“Rojet e Perezit i merrja në festë”, rrëfimi special i Ronaldo fenomenit: I kam fshirë këpucët Romarios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 23:56

“Rojet e Perezit i merrja në festë”, rrëfimi special i Ronaldo fenomenit: I kam fshirë këpucët Romarios

Fenomeni Ronaldo kujton momentet e bukura dhe fantastike që ka kaluar në të shkuarën te skuadra e Realit të Madridit. Aktualisht është president i Vajadolidit, por në një intervistë për mediat spanjolle tregon mbrëmjet e festave të çmendura dhe hilet për t’ia hedhur presidentit Perez.

Ronaldo

“Florentino më vendoste rojet e tij personale në portën e shtëpisë sime, por gjithmonë ia dilja. Disa prej tyre i ftoja nëpër festa dhe ata nuk refuzonin. Kjo puna e festave është bërë legjendë dhe është zmadhuar më shumë sesa realiteti. E vërtetë është që unë bëja ndonjë festë më shumë sesa të tjerët, por jo sa thuhet. Kam qenë gjithmonë i përgjegjshëm dhe gjithmonë kam tentuar që të kujdesem për veten”, thotë fillimisht braziliani. Nuk mungojnë as batutat.

resize

“Sigurisht që pas ndeshjeve të fituara më pëlqente që të festoja, por puna është që ne fitonim gjithmonë dhe ky ishte një problem. Ka më shumë thashetheme sesa duhet. Ditëlindja? Autobusi me femra ishte i tmerrshëm”, thotë Fenomeni. Aventurën te Reali i Madrid it e konsideron si një nga më të bukurat që mund të përjetojë çdo futbollist. “Është një kombinim perfekt mes skuadrës, qytetit dhe tifozëve.

Të gjithë duhet ta provojnë një herë në jetë”, shtoi sulmuesi brazilian. Më tej ai foli edhe për kombëtaren dhe shokun që i hapte shumë punë. “Romario ishte shumë i hidhur me mua në vitet e para. Më kërkonte që t’i çoja kafe 2-3 herë në ditë. Pas stërvitjeve më jepte këpucët e tij për t’ia pastruar. E bënte këtë përpara gjithë pjesës tjetër të skuadrës”, përfundoi Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"