Roish: Më kërkojnë disa skuadra në Europë, nga Dortmundi po mendoj largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2017 | 19:57

Roish: Më kërkojnë disa skuadra në Europë, nga Dortmundi po mendoj largimin

Marko Roish mund të lërë Borusian e Dortmundit këtë sezon, trekuartisti gjerman ka folur pikërisht për të ardhmen e tij në një intervistë duke deklaruar: “Janë duke më kërkuar 4-5 skuadra në Evropë ku do më pëlqente të luaja. Më 31 maj 2019 do të jem 30 vjeç, dhe më shumë mundësi kontrata e ardhshme që do të firmos do të jetë kontrata e jetës, dhe do të jetë mundësia e fundit që mund të provoj diçka të re.”

marko roish

“Të jem i sinqertë nuk e di as vetë se ku klub do të transferohem. Për momentin jam i lumtur këtu në Dortmund, dhe nuk e mendoj se çdo të ndodhë në vitin 2019. Por sigurisht kur të vijë momenti do t’a mendoj dhe do t’a zgjidh me qetësi”, përfundoi gjermani Marko Roish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"