Roi Kin e quajti “budallallëk” gabimin e Berishës ndaj Kazakistanit, kapiteni i Kombëtares e injoron me diplomaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:57

Roi Kin e quajti “budallallëk” gabimin e Berishës ndaj Kazakistanit, kapiteni i Kombëtares e injoron me diplomaci

U mbajt paraditen e sotme, konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja së bashku me kapitenin Etrit Berisha, në prag të “finales” së Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00. 

Reja dhe Berisha

Kuqezinjtë do të kërkojnë triumfin, për t’u pozicionuar në vendin e parë dhe për të vijuar aventurën në Ligën e Kombeve. Luhet për plot 1.1 milionë euro shtesë… Veç të tjerash në konferencën për shtyp Berisha është ngacmuar edhe për deklaratën e Roi Kinit që e cilësoi “budallallëk”, gabimin e gardianit shqiptar, teksa Berisha e ka injoruar me diplomaci atë.

DEKLARATA E KAPITENIT ETRIT BERISHA:

DY GOLA TË PËSUAR NË LIGËN E KOMBEVE-  Skuadra është shumë e motivuar për këtë ndeshje. Jemi duke përgatitur detajet e fundit. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë si të tjerat, por mendoj se kualitetin e kemi dhe gjitha mundësitë po ashtu. Jemi të lumtur që kemi pësuar vetëm 2 gola, që kanë qenë të evitueshëm dhe nuk kanë qenë gola nga aksionet e kundërshtarit. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm. Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishme dhe do të mundohemi të fitojmë.

ÇFARË MUND TË BËJMË MË MIRË ME BJELLORUSINË? Unë mendoj që kundërshtari mori iniciativën në fillim të pjesës së parë. Por nuk mendoj se ishim në vështirësi të madhe. Ne në fushë nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte dhe të bënte aksione të rrezikshme. Disa gjëra i kemi parë dhe ne, i kemi analizuar që duhet të bëjmë më mirë. Duhet të mundohemi të eliminojmë gabimet që kemi bërë më herët. Bjellorusia është fizikisht më e fortë. Ndeshje që zhvilluam atje ishte shumë pozitive dhe mendoj se na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.

KRITIKAT E ROI KINIT – Ishte një gol shumë i evitueshëm. Komentet sigurisht që do të jenë të ndryshme. Nuk është se rri dhe shikoj çfarë kanë shkruajtur apo çfarë kanë bërë. Me rëndësi është që e di se ku qëndron gabim. Ndoshta vendosja ime ishte pak më lartë se sa duhet. I dhashë mundësinë që të provonte. Ne në fushë ndjenim që Kazakistani nuk mund të na rrezikonte. Ndoshta ka parë atë mundësi dhe ajo mundësi ishte fatlume për të.

SITUATA PARA “FINALES” ME BJELLORUSINË- Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte hapi i parë për të filluar një mision që ishte vendi i parë.  E arritëm me mjaft sukses. Fillimi i punës mbarë, ishte gjysma e punës. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësisë së vet. Duhet vetëm të ftiojmë, nuk mund të bëjmë kalkulime të tjera. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë dhe të presim momentin e duhur.

PRESIONI PËR VENDIN E PARË NË GRUP NJË FAKTOR PENALIZUES? – Ne kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Këtë duhet ta shfrytëzojmë. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Do të luajmë në shtëpi, gjithë çunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE: 

“Budallallëk, po më ngrihen nervat kur e shikoj”, legjenda e Mançester Junajtid i acaruar me golin që pësoi Berisha me Kazakistanin

VIDEO/ Berisha përgjegjës te supergoli i kazakëve, por shokët mund ta kishin ndihmuar. Ja si shmangej perla nga mesi i fushës…

VIDEO/ FIFA publikon në faqen zyrtare golin e Kazakistanit nga mesi i fushës, shikoni çfarë shkruan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"