Roho: “Me Ibrën vritemi në stërvitje, Murinjo na tërheq gjithmonë veshin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2017 | 16:42

Roho: “Me Ibrën vritemi në stërvitje, Murinjo na tërheq gjithmonë veshin”

Zlatan Ibrahimoviç e ka quajtur veten një luan, por në “Carrington” ka një tjetër “mbret xhungle”, me të cilin ai konkurron për kurorën e më të fortit. Markos Roho, mbrojtësi argjentinas, ka zbuluar gjatë një interviste për “Clarin” se stafi teknik u tërheq shpesh vëmendjen për shkak të përplasjeve të forta mes tyre në stërvitje.

ibra roho

Dy lojtarët e Junajtid qëndruan të dëmtuar thuajse gjatë së njëjtës kohë (u lënduan në ndeshjen kundër Anderlehtit në prill) dhe sapo janë rikthyer në dispozicion të Murinjos, i cili nuk do t’ia falte vetes një tjetër dëmtim të rëndë të tyre: “Trajneri është gjithnjë i lumtur, u qëndron pranë lojtarëve. Më ka ndihmuar shumë për të nxjerrë më të mirën nga vetja.”

“Na udhëzon shpesh që të luajmë qetë në stërvitje sepse unë dhe Ibra e vrasim njëri-tjetrin me shkelma. Zlatan është një karakter fantastik. Ata që nuk e njohin, u duket mendjemadh, por ai është një fenomen. Është një bishë që kërkon të fitojë gjithçka. E kam pyetur nëse tani që Suedia është në Botëror, atij do t’i pëlqente të shkonte dhe më thotë ‘jo…’ apo ‘nuk e di’. I kam thënë që duhet të shkojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"