“Rodrigez nuk e ka humbur përqëndrimin”, flet Masara: Ja çfarë do të ndodhë me Kesi dhe Paketa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 11:18

“Rodrigez nuk e ka humbur përqëndrimin”, flet Masara: Ja çfarë do të ndodhë me Kesi dhe Paketa

Drejtori sportiv i Milanit ka bërë një panoramë të dy prej çështjeve më pikante lidhur me merkaton e klubit në dalje.


Masara2

Duke folur për transferimin e Rikardo Rodrigezit te Fenerbahçe (turqve u është zhbllokuar merkatoja) dhe largimin e Paketas, Frederik Masara ka thënë: “Rikardo nuk e ka humbur përqendrimin dhe këtë e dëshmon fakti që edhe sot (dje) është grumbulluar me ekipin. Sa i përket Paketas, më duhet të theksoj se ai nuk ka zhgënjyer askënd.

Është një profesionist serioz, por njëkohësisht edhe një djalosh i ndjeshëm që nuk po përjeton një moment të mirë. Ka qenë vetë ai që ka folur me trajnerin dhe kanë vendosur bashkërisht që Lukasi të mos ishte pjesë e grupit kundër Breshas.Paketa

Është stërvitur vetëm sot (dje) dhe jemi të bindur se do ta ndihmojë ende Milanin. I njëjti diskutim vlen për Kesin, i cili me siguri që do ta mbyllë sezonin me fanellën kuqezi”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"