“Roboti” Ronaldo, gati të transformohet në CR… 100. Portugezi në Luksemburg për historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 11:45

“Roboti” Ronaldo, gati të transformohet në CR… 100. Portugezi në Luksemburg për historinë

Me tregolëshin ndaj Lituanisë, Kristiano Ronaldo hyri në histori si futbollisti që ka shënuar më shumë tripleta. 55 për të qenë të saktë, por synimi më i ri i portugezit janë 100 golat me kombëtaren. Sot në 15:00 ndaj Luksemburgut, 34-vjeçari do të ketë mundësi të tentojë kuotën e sipërpërmendur, teksa aktualisht ndodhet 11 realizime larg edhe një legjende si Ali Daei.

Ronaldo 700

Iraniani është futbollisti që me 109 gola është golashënuesi më i mirë për një kombëtare. Luzitanit i janë dashur 163 prezenca për të arritur këtë shifër, ndërsa iranianit, 149 ndeshje. Ali Daei u tërhoq në vitin 2007, duke lënë një rekord të rëndë, por CR7 jo vetëm që synon ta arrijë, por edhe të vendosë një limit të ri për këdo që do të imitojë arritjet e tij.

ASKUSH SI CR7 

Rekordet për dikë si portugezi janë si “buka e përditshme”. Gjatë vitit 2019 ai ka shënuar 32 gola dhe i sivjetshmi është sezoni i trembëdhjetë radhazi në të cilin ai shënon më shumë se 30 gola, teksa rekordi i realizimeve është ai i vitit 2013, kur shënonte 69 herë mes Realit dhe Portugalisë. Gjatë nëntë ndeshjeve të këtij viti me Portugalinë, Ronaldo ka shënuar 13 gola, dhjetë nga të cilët në pesë ndeshjet e fundit. Edhe në një panoramë më të zgjeruar, koncentrati gola-prezenca mbetet konstant.

kristiano ronaldo

Ronaldo i ka shënuar 98 golat e tij në kombëtare në 64 ndeshje, 53 nga të cilat kombëtarja luzitane i ka fituar (5 barazime e 6 humbje). Për atdheun ai ka shënuar 8 tripleta, 14 dopieta dhe dy “poker”, çka tregon se sa vendimtar dhe befasues mund të jetë, por edhe një tregues i qartë, të cilin Sarri nuk mund ta lërë pa marrë në konsideratë, aq më tepër që shumicën e golave ndërkombëtarë Ronaldo i ka shënuar pas moshës 30 vjeç (46 realizime).

ronaldoo

TE JUVJA 

Pas ndeshjes së sotme, Ronaldo do të fluturojë drejt Torinos. Pas daljes nervoze nga fusha kundër Milanit dhe largimi nga stadiumi thuhet se e pret një ballafaqim me ekipin. Sqarim apo konfirmim mbështetjeje, do të merret vesh së shpejti; ajo që dihet është se Juventusi nuk mund të bëjë pa “prodhimet” e yllit portugezit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"