Robinjo rrëfehet: Reali më shiti te Mançester Siti për…inat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 20:13

Robinjo rrëfehet: Reali më shiti te Mançester Siti për…inat

Robinjo ka zbuluar një prapaskenë nga merkatoja e vitit 2008. Ai ka qenë pjesë e Realit të Madridit dhe në atë kohë kaloi te Mançester Siti.

robinjo11

Braziliani kishte mbyllur një marrëveshje me Çelsin, por Reali prishi gjithçka në moment të fundit për shkak se ekipi nga Londra kishte filluar të shiste fanella me emrin e tij. “Doja të shkoja te Çelsi sepse Skolari më tha se mund të bëja dallimin për ekipin e tij. Megjithatë, Realit të Madridit nuk i pëlqeu që Çelsi kishte nisur të shiste fanella me emrin tim përpara se marrëveshja të mbyllej pëfundimisht. Jam i bindur se negociatat dështuan për këtë. Reali e bëri për inat sepse kishte të bënte me krenarinë e klubit” u shpreh Robinjo. Braziliani është tashmë 34 vjeç dhe vazhdon të luaj te skuadra e Sivaspor në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"