Robertson: Shaqiri ka gjak shqiptari, por nuk kam folur me të për ndeshjen me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 21:53

Robertson: Shaqiri ka gjak shqiptari, por nuk kam folur me të për ndeshjen me Shqipërinë

Në konferencë për shtyp krah për krah me trajneri e Skocisë doli dhe lojtari i Liverpulit, Andrju Robertson i cili ka folur për ndeshjen me Shqipërinë. Ai në pyetjet që i janë bërë nga gazetarët ka folur edhe për Xherdan Shaqirin.

439312_TS_16-11-18_6761446143_Ai ka mohuar që të ketë folur me Shaqirin për këtë ndeshje teksa ka deklaruar: “Te jem i sinqertë nuk kam folur ndonjëherë me Shaqirin për këtë ndeshje. E di historinë e tij, e di që ai ka gjak shqiptari, por nuk kam folur për këtë ndeshje me atë. Në këtë ndeshje do të luajnë shumë lojtarë të rinj dhe për të gjithë ne do të jetë një eksperiencë e re. Edhe pse kemi mungesa, ne kemi punuar shumë fort, por jo çdo gjë varet nga ne”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"