Robert Levandovski i tërbuar me Bajernin e Mynihut, tani mendon seriozisht largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 14:11

Robert Levandovski i tërbuar me Bajernin e Mynihut, tani mendon seriozisht largimin

Alarm në skuadrën e Bajernit. Robert Levandovskit nuk po i shijon aspak fakti që duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Nga ana personale Leva nuk ka asnjë arsye përse ta braktisë Bajernin duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje të kampionatit, ashtu si dhe katër gola në dy ndeshjet e Champions-it. Forma dhe golat vazhdojnë të duken mirë për polakun që është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”. “Sport Bild” shkruan se lojtari nuk mori pjesë në mbledhjen me skuadrën pas ndeshjes ndaj Frankfurtit edhe pse është kapiteni i tretë i Bajernit. Ai është ankuar se është duke u përfshirë shumë pak në lojërat e fundit.

LEVANDOVSKI

SINJALE LARGIMI

Por kjo nuk është arsyeja e vetme për gjendjen e tij jo të mirë emocionale. Ajo që ka shqetësuar më shumë polakun janë fjalët e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, i cili pak javë më parë tha për Erling Halandin: “60 gola në 60 ndeshje, jemi duke ndjekur atë(Halandin), nëse nuk do ta bënim do të ishim amatorë të vërtetë”. Kjo nuk është pritur mirë nga Leva i cili tani po mendon për të mos rinovuar me Bajernin kontratën që skadon në 2023-shin.

Kjo edhe për vetë faktin se bavarezët janë ende duke u tunduar nga ideja se mund të firmosin me yllin e Borusias së Dortmundit, Erling Haland. Norvegjezi mund të blihet për 150 milion euro, para të cilat Bajerni është i gatshëm për t’i paguar duke ditur se lojtari do të ishte një garanci për të ardhmen. Mançester Siti, Parisi dhe Reali i Madridit do të firmosnin menjëherë me Levën i cili do të mbetej pa skuadër.

Një tjetër fakt që po mban polakun larg nga Bajerni është ai i kontratave për lojtarët mbi 30 vjeç. Si rregull, lojtarë të tillë mund të firmosin vetëm kontrata një vjeçare. Kështu ka ndodhur me Frank Riberin dhe Arjen Robenin, dy ikonat e Bajernit të cilët fituan gjithçka në Mynih. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Leva kërkon të qëndrojë në Mynih apo ajo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"