Roben rinovon deri në 2017-ën: Në Mynih ndihem si në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2014 | 10:43

Roben rinovon deri në 2017-ën: Në Mynih ndihem si në shtëpi

Guardiola dhe RobenMë në fund është shkruar e zeza mbi të bardhë. Arjen Roben ka rinovuar edhe për 2 vite të tjera kontratën me Bajernin, duke e shtyrë qëndrimin e tij në Mynih edhe për 3 vite të tjera (deri më 30 qershor 2017). Kontrata e lojtarit që u transferua tek Bajerni nga Reali në verën e vitit 2009 për 24 milionë euro skadonte verën e 2015-ës. Palët e kishin arritur prej kohësh akordin, duke mos e lënë kontratën e një prej lojtarëve më me peshë të skuadrës të hynte në vitin e saj të fundit. Mediat gjermane kanë arritur të zbulojnë se paga e lojtarit nuk ka pësuar asnjë ndryshim duke marrë parasysh dhe moshën e holandezit (mbetet 8 milionë euro). “Jam shumë i kënaqur që firmosa dhe do vazhdoj të luftoj për të fituar të tjerë tituj me Bajernin. Tani jam prej 5 vitesh në Mynih dhe do qëndroj edhe për 3 vite të tjera. Rinovimi ishte një shenjë që familja ime ndihet si në shtëpi këtu, ashtu siç unë ndihem në skuadër. Mezi po pres që në vitet e ardhshme të fitoj tituj të tjerë me Bajernin”, – tha 30-vjeçari. Ndërkohë që shefi i bordit, Karl- Hainc Rumenige, shtoi për heroin e “Uembli”-t, i cili ka shënuar 55 gola dhe dhënë 36 asiste në 98 ndeshje të Bundesligës: “Ne jemi shumë të lumtur që Arjen rinovoi deri në vitin 2017. Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe këtë nuk e ka provuar vetëm në finalen e “Champions”-it sezonin e shkuar. Ai mbetet një pjesë e rëndësishme e Bajernit dhe do vazhdojë të jetë i tillë edhe në vitet në vazhdim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"