Roben i bën “dalje” Levës: Na duhet një si Manxukiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 19:32

Roben i bën “dalje” Levës: Na duhet një si Manxukiç

Arjen Roben ka folur në një intervistë të gjatë për “Die Welt”, ku ka deklaruar se dëshironte që lojtari kroat Mario Manxukiç të rikthehet të luajë edhe një herë me Bajernin e Mynihut. Sulmuesi që shënoi golin e fitores ndaj Anglisë në minutën e 109′, duke kualifikuar përfaqësuesen e tij për herë të parë në një finale Botërori. Holandezi Roben e njeh mirë atë dhe dëshiron të luajë përkrah tij në Gjermani. Sulmuesi i krahut të djathtë i Bajernit ka komentuar edhe në lidhje me paraqitjen e Gjermanisë në Botëror, ku nuk kanë munguar edhe batutat në drejtim të saj.

mandzu 2

PËR TRAJNERIN E RI KOVAÇ

Çdo trajner ka stilin e tij të lojës. Stërvitja e tij zgjat disi shumë, pasi ai vlerëson shumë përgatitjen fizike. Rutina jonë tani është vetëm stërvitje-ushqim-gjumë. Kam kohë që nuk e shoh gruan time. Por ne po punojmë shumë mirë si skuadër.

OBJEKTIVAT E SEZONIT

Duam të shkojmë larg në çdo kompeticion që do të luajmë. Personalisht, dua të jem i rëndësishëm për skuadrën. Kërkoj të jem i shëndetshëm dhe në formën e duhur. Shpresoj që të gjithë lojtarët të qëndrojnë në skuadër. Nëse jemi të gjithë në formë, është e vështirë të na mundësh në fushën e lojës. Bajerni kërkon vetëm të fitojë dhe kjo është e qartë për ne dhe për tifozët tanë, që janë mësuar vetëm me suksese. Vitin e kaluar fituam kampionatin. Këtë vit duam të provojmë ta fitojmë sërish dhe ndoshta të provojmë edhe në Europë.

Roben dhe Manxukic

NJË RINOVIM TJETËR…

Unë jetoj për momentin. Dua të fitoj sa më shumë me skuadrën e Bajernit dhe ndiej që jam akoma në gjendje për ta bërë këtë gjë këtu në Mynih, ku kam kaluar shumë vite të karrierës sime si futbollist profesionist.

ELIMINIMI I GJERMANISË

Isha për tri javë me pushime dhe nuk kam parë asgjë. Nuk ndoqa asnjë ndeshje dhe kur erdha në shtëpi, hapa televizorin dhe më ra në sy mungesa e Gjermanisë. Nuk i pashë në fushë (qesh). Që ata të eliminoheshin kaq herët, kjo nuk më kishte shkuar në mendje. Diçka nuk ka shkuar siç duhet.

DUELI HOLANDË-GJERMANI NË LIGËN E KOMBEVE

Për Gjermaninë do të fillojë një epokë e re, pas asaj që ndodhi në Rusi. Do të analizohen shumë gjëra. Shpresoj që përfaqësuesja e Holandës të fillojë ndërtimin nga e para dhe të jetë prezent në Europianin e ardhshëm. Rruga tani është e hapur dhe skuadra ka një trajner të ri.

RONALDO TE JUVENTUSI

Këtë nuk e priste njeri. Por unë mund ta kuptoj zgjedhjen e tij. Ai arriti të fitonte gjithçka me Realin e Madridit dhe në moshën 33- vjeçare, ai kërkon një sfidë të re. Ai është një lojtar i madh dhe nuk ka pse ia vërteton këtë askujt.

FINALJA E BOTËRORIT

Kam një ndjesi që do të fitojë Franca.

KROACIA DHE MANXUKIÇ

Ai është një njeri shumë i veçantë, që kërkon ta kesh gjithmonë në skuadër. Është gjithmonë aty kur skuadra ka nevojë. Mund t’i besosh kurdo atij. Çdo skuadër do të ishte e lumtur me atë në ekip.

GJENERATA E RE

Nuk duhet të jesh asnjëherë shumë shpejt i kënaqur me veten. Këtë nuk e kam për talentet këtu te Bajerni, por në përgjithësi. Ndoshta, ndonjëherë është pak më e lehtë për lojtarët e rinj. Ata shumë herë mendojnë: “Tani që vesha fanellën, ia arrita”. Por, futbolli ka edhe të papritura, duhet të jesh gjithmonë i karikuar dhe të shpresosh për më të mirën, duke u përgatitur për më të keqen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"