Roben heq dorë përfundimisht nga kombëtarja holandeze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 18:23

Roben heq dorë përfundimisht nga kombëtarja holandeze

Sulmuesi i Holandës, Arjen Roben, i ka thënë përfundimisht lamtumirë kombëtares së tij, pas fazës së dështuar eliminatore, ku u rëndit në vendin e 3-të në grup dhe për pasojë nuk arriti të siguronte një biletë për në Rusi.

roben1

33-vjeçari shënoi të dy golat në fitoren 2-0 ndaj Suedisë, por Holanda kishte nevojë për një fitore me 7 gola diferencë që të kualifikohej. Pas ndeshjes, Roben u duk i emocionuar dhe gati me lot në sy.

“Kisha kohë që e kisha menduar largimin nga kombëtarja. Tashmë jam 33 vjeç dhe po luaj në një nga ekipet më të mira të Europës, dhe dua të përqendrohem aty. Ka ardhur koha që t’i jap më shumë hapësirë të rinjve. Jam krenar për arritjet e mia me Holandën”, – u shpreh sulmuesi Roben.

robben

Ai ka luajtur plot 96 takime, dhe ka qenë finalist në 2010 në finalen e humbur ndaj Spanjës, dhe doli në vendin e tretë në botërorin e 2014-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"