Rivalitet historik në Kupë, Teuta ka fituar 2 nga 3 finalet, bardheblutë krenohen me “manitan”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 21:26

Rivalitet historik në Kupë, Teuta ka fituar 2 nga 3 finalet, bardheblutë krenohen me “manitan”

Përballja mes Tiranës dhe Teutës është një nga klasiket e kampionatit shqiptar të demokracisë. Dy skuadrat në vitet ’90, jo rrallëherë janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që fituese ka dalë skuadra bregdetare.
teuta tiranaa
Teuta është tri herë fituese e Kupës së Shqipërisë ku nga tre trofetë e fituar dy i ka fituar ndaj Tiranës në 1995-ën me penallti dhe të fundit më 11 maj 2005 në “Ruzhdi Bizhuta”, ku koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe nga pika e bardhë Teuta u tregua e saktë, duke fituar 4-3. Në atë ndeshje të famshme nuk harrohen lotët e trajnerit Sulejman Starova në penxheren e famshme të stadiumit të Elbasanit. Kështu, edhe më datë 2 gusht Teuta do të kërkojë të ruajë traditën ndaj Tiranës.

11111111111111111111111

222222222222222

33333333333333333

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"