Rivali i Shqipërisë pa trajner, drejtimin e Polonisë pritet ta marrë tekniku i njohur europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:43

 Rivali i Shqipërisë pa trajner, drejtimin e Polonisë pritet ta marrë tekniku i njohur europian

Polonia është pa trajner, pas largimit të Zherzi Brezheçek. Në drejtimin e kombëtares polake, mund të shikojmë një trajner të njohur siç është portugezi Paulo Soza.

646038664.0

Sipas raportimeve të Di Marcio, Soza pritet të jetë trajneri i ri i Polonisë. 50-vjeçari ka qenë asistent i trajnerit te Portugalia në vitin 2008, teksa ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Suonsi, Lestëri, Fiorentina dhe së fundmi Bordo në Francë.

Kujtojmë se Polonia është në të njëjtin grup për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” me Shqipërinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"