Rivali i Panuçit për stolin e Shqipërisë: E njihja Dukën, ishte çështje financash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 22:00

Rivali i Panuçit për stolin e Shqipërisë: E njihja Dukën, ishte çështje financash

Italiani Xhankarlo Kamoleze ishte një nga kandidatët e shumtë për të marrë stolin e kombëtares shqiptare në momentin e largimit të Xhani De Biazit. Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 56-vjeçari ka zbuluar edhe arsyen e dështimit të marrëveshjes me presidentin Duka.

kamoleze

“Kam folur me presidentin e Shqipërisë dhe diskutuam për shumë tema të ndryshme. Por pastaj nuk u arrit akordi ekonomik. Krejt thjeshtë, kjo është situata. E njihja që më parë presidentin dhe kishim biseduar edhe mbi mundësinë e një roli si drejtor teknik. Një hipotezë intriguese për dëshira ime është ajo që të trajnoj dhe shpresoj që të rifilloj ta bëj këtë në Itali,” deklaroi Kamoleze.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"