Rivali i Kukësit, ekipi më i fortë në Moldavi që drejtohet nga një “ish” i Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2017 | 12:50

Rivali i Kukësit, ekipi më i fortë në Moldavi që drejtohet nga një “ish” i Napolit

Nuk mund të cilësohet i lehtë shorti i Kukësit në Ligën e Kampioneve pasi Sherif Tiraspol nuk është një skuadër dosido. Ky është padyshim ekipi më i fortë në Moldavi në vitet e fundit, një skuadër e cila ka fituar që nga viti 2001, 14 nga 16 titujt kampion të mundshëm në vend.

sherif tiraspol

Ky klub ka dominuar shumë lehtë skenën kombëtare në Moldavi ndërsa ka provuar disa herë të kalojë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve. Por nuk ka pasur sukses në këtë drejtim, ndonëse arriti dy herë në play-off, në vitin 2010 dhe 2011, i eliminuar fillimisht nga Olimpiakos e më pas nga Bazeli.

Në ato dy edicione, skuadra mori pjesë në fazën në grupe të Europa Ligës, ashtu si në vitin 2013-2014, por pa arritur ta kalojë këtë tur. Në total, Sherif Tiraspol regjistron 80 ndeshje në Kupat e Europës me 25 fitore, 22 barazime dhe 33 humbje. Ekipi aktualisht mban vendin e 159 në renditjen e UEFA-s, me koeficientin 10.575.

sherif dinamo

Gjatë eksperiencës europiane të këtij klubi, në sezonin 2010-2011, ai eliminoi Dinamon në turin e dytë eliminator të turneut, duke fituar 3-1 ndeshjen e parë në shtëpi dhe duke humbur 1-0 në Shqipëri.

roberto biordin

Trajneri aktual i skuadrës moldave është italiani Roberto Bordin, një emër i njohur në Serinë A në vitet ’80-’90, pasi ka luajtur për skuadra me emër si Parma, Atalanta e Napoli. Para se të fillonte karrierën si trajner i parë, në vitin 2016, ai ka qenë për shumë vite asistenti i Andrea Mandorlinit gjatë viteve që ky i fundit drejtonte në Serinë A dhe B skuadra si Bolonja, Padova, Siena, Sasuolo apo Verona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"