Rivalët përballë njëri-tjetrit, Egnatia është si bonus për Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 23:35

Rivalët përballë njëri-tjetrit, Egnatia është si bonus për Laçin

Laçi është ekipi më në formë në Superiore në këto javë të fundit. Djemtë e Mirel Josës kanë arritur të fitojnë tri ndeshjet e fundit, pavarësisht se kanë pasur përballë Dinamon dhe dy kryesuesit e Superiores. Java e 14-të u ka caktuar kurbinasve një betejë me Egnatian, një kundërshtar ndjeshëm më i lehtë në letër, në krahasim me kundërshtarët e ndeshjeve të fundit.

LACI

Duke e parë nga ky kënd, kjo javë mund të jetë një “trampolinë” për Laçin, me qëllim ngjitjen e shkallëve të klasifikimit. Kjo ndodh për shkak se rivalët direkt të kurbinasve përballen me njëri-tjetrin. Kryesuesit e Tiranës luajnë ndaj Teutës dhe Laçi, nëse mund rrogozhinasit, ka shansin t’i shkëputet Teutës ose t’u afrohet bardhebluve, që kryesojnë renditjen. Kukësi, vendi i dytë në renditje, sfidon Partizanin dhe për bardhezinjtë është e njëjta situatë si më lart.

Vllaznia e vendit të tretë u ndal nga Dinamo, me kurbinasit, që kanë shansin t’i barazojnë në rast të ngecjes së djemve të Brdariçit dhe triumfit të bardhezinjve. Gjithsesi, për ta shfrytëzuar këtë bonus, Laçi nuk duhet ta nënvlerësojë aspak Egnatian sepse në ndeshjen e fazës së parë rrogozhinasit mundën të fitonin me një gol të Pedros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"