Rivalët luajnë në Kuçovë dhe duhen studiuar, Tomori kërkon spostimin e ndeshjes për… Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 17:19

Rivalët luajnë në Kuçovë dhe duhen studiuar, Tomori kërkon spostimin e ndeshjes për… Maliqin

Rivaliteti në Grupin e Jugut në Kategorinë e Dytë është bërë mjaft interesant javët e fundit, pasi ka një garë treshe të fortë. Tomori, Maliqi dhe Albpetroli kryesojnë me pikë të barabarta dhe asgjë nuk mund të parashikohet në këtë moment.Tomori gol

TOMORI – Në Berat duan me çdo kusht ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë dhe po marrin të gjitha masat për të mos dështuar në fund të këtij sezoni. “Panorama Sport” mëson se beratasit kanë kërkuar së fundi spostimin e orarit të ndeshjes me Këlcyrën, e programuar për të dielën në orën 14:00, në stadiumin “Tomori”.

Ata kërkojnë që kjo ndeshje të luhet në orën 12:00, pra 2 orë përpara ndeshjeve të tjera të grupit. Pse? Arsyeja ka të bëjë me ndeshjen e Kuçovës, ku Naftëtari ndeshet me Maliqin dhe drejtuesit e Tomorit duan ta ndjekin nga afër këtë rival, ngaqë një javë më pas do të përballen me maliqarët në transfertë. Një ndeshje kjo që përcakton shumë sa i takon kreut.

MILE – I kontaktuar nga gazeta për këtë çështje, trajneri i Tomorit, Kristaq Mile, ka dhënë këtë shpjegim: “Po, është e vërtetë që kemi kërkuar spostimin e ndeshjes me Këlcyrën dy orë përpara. Kjo nuk ka ndodhur për ndonjë ‘tekë’ nga ana jonë, siç mund të mendojnë të tjerët, por pasi jemi informuar për një aktivitet dyditor që do të zhvillohet në qytetin e Beratit këtë fundjavë.kristaq mile

Gjysmëfinalet dhe finalet e këtij aktiviteti do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën në stadiumin e Beratit, ndaj kemi kërkuar zhvillimin e ndeshjes me Këlcyrën në orën 12:00 të dielën. Di që klubi dhe bashkia do të komunikojnë zyrtarisht me FSHF-në për këtë rast. Por ndeshja me Këlcyrën mund të zhvillohet edhe ditën e premte ose të hënën”.

Në fakt, spostimi i ndeshjes me dy orë, për shkak se ka një aktivitet tjetër në Berat, nuk ka sens dhe pjesëtarët e Tomorit mund të gjejnë një alibi tjetër për ta parë Maliqin në Kuçovë. Mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë FSHF-ja tashmë.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"