“Rivalët e Vllaznisë kanë bërë gabime të pafalshme”, Duro: Na mungon Mazrekaj, të gjithë janë kundër shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 12:25

“Rivalët e Vllaznisë kanë bërë gabime të pafalshme”, Duro: Na mungon Mazrekaj, të gjithë janë kundër shkodranëve

Trajneri i Laçit Shpëtim Duro u prononcua për “News 24” për sfidën e rëndësishme me Vllazninë, që do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00.
Shpetim Duro
“ Laçi, pjesë e ekipeve të mëdha të Superiores – Nuk them ‘i madhi me të mëdhenjtë’. I konsideroj të gjitha ekipet e Superiores të forta. Do përpjekje e dhe mundime për t’u përballur me çdo ekip. Fatkeqësisht, na kanë qëlluar që kemi çaluar me dy ekipet e zonës së poshtme të tabelës. Futbolli i tillë është, të gjitha ekipet kanë personalitatin për të krijuar probleme.

Fitorja me Teutën – Ishte një ndeshje e vështirë sepse Teuta jashtë fushe është ekip kompakt. Luajtëm me kujdes dhe ekuilibër. Mund të fitonim dhe më thellë. Rëndësi që ekipi luajti mirë dhe mori rezultat pozitiv.

Vllaznia – Pavarësisht se i kemi mundur, çdo ndeshje është histori më vete. Edhe ky takim njësoj është. Vllaznia është ekipi më i mirë i momentit. Ka merita që është në vendin e parë për rezultatet pozitive, por dhe ne jemi të denjë për t’u përballur me këdo.

Ndikon rezultati i ndeshjes me Vllazninë për objektivat e sezonit të Laçit – Sigurisht, ka qenë e vështirë pjesa e parë e sezonit për Laçin për sa i përket pikëve. Ky ka qernë avantazhi i sezonit për Vllazninë, që e bën më të qetë. Skuadrat që rivalizojnë Vllazninë kanë bërë gabime të pafalshme. Këto janë pjesë e futbollit. Duam të marrim maksimumin ndaj një kundërshtari që është me meritë në vendin e parë.

Presioni për titullin – Sigurisht, që gjatë karrierës kam drejtuar ekipe me nivel të lartë. Presioni është dhe për kreun dhe për mbijetesë. Puna e trajnerit është gjithmonë nën presion. Trajneri duhet të jetë i përqëndruar për të marrë maksimumin.

Laçi, anti-Vllazni – Tani të gjithë janë kundër Vllaznisë, sepse është ekipi për t’u mundur si nga Kuëksi, Partizani, Tirana dhe Laci. Tregon vlerësim për Vllazninë. E kam dëgjuar trajnerin e Vllaznisë që na vlerëson. Unë them do të jetë një ndeshje interesante. Rezultati varet nga ai që do bëjë intrpretimin më të mirë të lojës.

Merkatoja e Laçit – Nuk kam pasur pretendime në merkato. Kemi patur probleme me mungesat, dëmtimet, kartonat. Jemi të plotë dhe s’kemi nevojë për merkato. Na mungon lojtari i momentit Mazrekaj, kemi alternativa të tjerë si: Xhixha, Harmon, etj. Mazrekaj po bënte shumë mirë në këto momente”, përfundoi trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"