Rivalët e Skënderbeut / Stojkoviç pret thuajse gjithçka, barazim në Zvicër (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 20:55

Rivalët e Skënderbeut / Stojkoviç pret thuajse gjithçka, barazim në Zvicër (VIDEO)

Partizani i Beogradit ka marrë një pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Jang Bojz duke u konfirmuar si një pretendente për të kaluar grupin e Ligës së Europës në të cilën është pjesë bashkë me Skënderbeun.

a64d2961-877a-4745-a6cd-aa168e46ce60_800

Skuadra serbe sot kaloi e para në avantazh me Jankoviç, por u arrit shumë shpejt nga Fasnaht që barazoi shifrat dhe hapi takimin.

Nga ai moment, heroi i ndeshjes u bë portieri i Partizanit, Stojkoviç, i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme për të ruajtur këtë barazim i cili i shkon për shtat ekipit serb, duke i mohuar Soue, Nsame e Sulejmanit disa herë gëzimin e golit. Barazimi përfundimtar 1-1 lë të hapur çdo mundësi në grupin e Skënderbeut, i cili luan ndeshjen e radhës kundër Jang Bojz në Elbasan, ndërsa Partizani pret në shtëpi Dinamon e Kievit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"