Rivalët e Bajernit nuk përmbahen në merkato, zyrtarizojnë transferimin e mesfushorit turk si goditjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2022 | 12:30

Rivalët e Bajernit nuk përmbahen në merkato, zyrtarizojnë transferimin e mesfushorit turk si goditjen e radhës

Borusia e Dortmundit ka zyrtarizuar goditjen e radhës në merkato pasi ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare të klubit të “Twitter” se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit turk, Salih Ozkan nga skuadra e Këlnit.

56756757

 

24-vjeçari ka firmosur një kontratë që do ta mbaj të lidhur me verdhezinjtë deri në qershorin e vitit 2026.

Ozkan bëhet kështu transferimi i katërt në këtë merkato pas atyre të Nikolas Sule, Niko Shloterberg dhe Karim Adejemi, i cili u zyrtarizua vetëm pak ditë më parë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"