Rivalë në Ligën e Kampioneve, ylli i futbollit: Bajerni është favorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 12:53

Rivalë në Ligën e Kampioneve, ylli i futbollit: Bajerni është favorit

Për Kilië Mbapenë nuk ka asnjë dyshim: Bajerni i Mynihut është skuadra favorite për të fituar Champions-in në këtë sezon. Sulmuesi i Parisit u pyet në “Instagram”-in e tij për skuadrën që kishte më shumë mundësi të fitonte Ligën e Kampionëve.
mBAPE
“Bajerni i Mynihut”, tha pa u menduar dy herë kampioni i botës. “Gjermanët kanë treguar se janë një skuadër e fortë dhe në formë. Mendoj se janë skuadra favorite për të fituar edhe në Europë”.

Kujtojmë se Parisi do të ndeshet në çerekfinale me skuadrën e Atalantës, teksa në turin e 1/16-ave eliminoi nga gara Borusian e Dortmundit. Bajerni në krahun tjetër është pranë kalimit në çerekfinale pasi ka mundur në Londër Çelsin me rezultatin 3-0 dhe pret të luajë takimin e kthimit më shtatë gusht. Kundërshtari i radhës për gjermanët mund të jetë njëra prej Barcelonës dhe Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"