Rivalë në fushë, por miq jashtë saj, Vangjeli dhe Lulaj: Na prish punë pezullimi, e vështirë pa futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 14:29

Rivalë në fushë, por miq jashtë saj, Vangjeli dhe Lulaj: Na prish punë pezullimi, e vështirë pa futboll

Kristi Vangjeli dhe Bruno Lulaj janë duke kaluar së bashku karantinën, në këtë moment që futbolli është pezulluar.VANGJELI

Dy lojtarët kanë dhënë një prononcim për “Top Channel”, ku thonë që janë kundërshtarë vetëm në fushë, pasi jashtë saj janë miq të ngushtë. Vangjeli u shpreh se ky pezullim i prish punë të gjithëve, pasi skuadra po bënte shumë mirë dhe ishte në rrugën e duhur për titullin. Ndërsa Lulaj tha se jeta është e vështirë pa futboll, duke shtuar se ende besohet te titulli.

“Futbolli na mungon të gjithëve, ashtu si edhe familja që e kam larg. Sigurisht që ndërprerja ndikon për keq. Kishim një ritëm të mirë dhe na prish punë vazhdimësia që do kishte ekipi për tu shpallur sa më shpejt, diçka që është ëndrra ime dhe e tifozëve.”, u shpreh Vangjeli.bruno lulaj

“Miqësia ime me Kristin ka shumë vite. Unë jam kumbari i Kristit, i kam pagëzuar djalin. Jemi kundërshtar për 90 minuta, por jashtë fushe jemi shokë të ngushtë. Në këto ditë të vështira kemi fatin që jemi bashkë. Jeta pa futboll është shumë e vështirë dhe hera e parë që përjetojmë një periudhë kaq të gjatë pa futboll. Kishim shanset tona dhe nuk ishim dorëzjuar, besonim te titulli, ende besojmë”, theksoi Lulaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"