Rivalë historik, Dinamo i kërkon ndihmë Tiranës. Marrëveshja drejt finalizimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 14:53

Rivalë historik, Dinamo i kërkon ndihmë Tiranës. Marrëveshja drejt finalizimit

Drejtuesit e Dinamos janë në bisedime me ata të Tiranës për të marrë me “qira” stadiumin Selman Stërmasi” për sezonin e ardhshëm. Blutë duan që ndeshjet e kampionatit të ri si pritës t’i luajnë pikërisht në këtë stadium, që ofron kushtet optimale. Sezonin e fundit kryeqytetasit kanë luajtur në Pezë-Helmës, ku bënin edhe stërvitjen.
119968338_10164354559900416_5893789063260137071_o
Gjatë verës, drejtuesit e rinj të Dinamos filluan riorganizimin e klubit dhe fillimisht siguruan një rezidencë të re stërvitore në Arbanë. Për ndeshjet zyrtare kanë menduar që të bëjnë një marrëveshje me Tiranën për “Selman Stërmasin” dhe gjasat janë të mëdha që kështu të ndodhë.

SKUADRA
Grupi i futbollistëve ka ndryshuar shumë në krahasim me një sezon më parë dhe me ndihmën e miqësoreve trajneri Fabricio Kamarata thuajse e ka fiksuar formacionin me të cilin do të synojë kthimin e Dinamos në elitë sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto ndryshime pritet të reflektohen gjatë ndeshjeve të kampionatit në fushë, ku edhe pritshmëritë e tifozëve janë të mëdha.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"