Rival për EURO 2024/ Me ta nuk njohim fjalën humbje, mësoni bilancin e Shqipërisë me Moldavinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 14:34

Rival për EURO 2024/ Me ta nuk njohim fjalën humbje, mësoni bilancin e Shqipërisë me Moldavinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani. Kuqezinjtë janë në grupin E së bashku me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

shqiperii moldavi

Shqipëria është përballur 5 herë me Moldavinë ku ka arritur të marrë 4 fitore, një barazim dhe asnjë humbje. Ato kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në 15 gusht të vitit 2012 ku asnjëra prej ekipeve nuk arriti të shënonte gol dhe sfida u mbyll me rezultatin 0 me 0. Por në të gjitha ndeshjet e luajtura në kualifikueset e Europianit, kombëtarja shqiptare ka fituar gjithmonë.

Bilanci i përballjeve mes Shqipërisë dhe Moldavisë

29 mars 1995 Shqipëri – Moldavi 3-0 – Kampionati Evropian UEFA

7 qershor 1995 Moldavi – Shqipëri 2-3 – Kampionati Evropian UEFA

15 gusht 2012 Shqipëri – Moldavi 0-0 – Miqësore Ndërkombëtare

11 qershor 2019 Shqipëri – Moldavi 2-0 – Kampionati Evropian UEFA

14 tetor 2019 Moldavi – Shqipëri 0-4 – Kampionati Evropian UEFA

Rezultati i tyre më i mirë i fundit ishte një fitore 5–2 ndaj Malit të Zi gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës FIFA 2014. Skuadra nuk është kualifikuar kurrë në fazat përfundimtare të Kampionatit Evropian të UEFA-s dhe as në Kupën e Botës deri tani. Megjithatë, në Ligën e Kombeve të fundit, ajo vjen nga një seri prej tre fitoresh në sfidat e fundit, teksa ka mundur Andorrën, Letoninë dhe Lihtenshtejnin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"