Rival me Shehin dhe i kërkuar nga Vllaznia, flet Ardian Nuhiu: Pa mbyllur negociatat me këtë klub…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 19:32

Rival me Shehin dhe i kërkuar nga Vllaznia, flet Ardian Nuhiu: Pa mbyllur negociatat me këtë klub…

Emri i Ardian Nuhiut ka filluar të qarkullojë gjerësisht në javën e fundit. Trajneri shkupjan është bashkë me Orges Shehin kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa në skenë ka dale edhe emri i klubit të Vllaznisë si i interesuar për shërbimet e tij.

Nuhiu

Një situatë për të cilën sot ka folur vetë Nuhiu, i cili për “Infosport.mk” ka sqaruar se nuk ka mbyllur ende asgjë me tetovarët, ndonëse së fundmi ka pasur një “vendnumëro” në negociata.

“Siç e kam theksuar edhe më herët, jam në bisedime me Shkëndijën tashmë disa ditë. Të njëjtat vazhdojnë ende, mirëpo më duhet të pranoj se kemi ngecur me një pikë, ashtu që do presim ende të shohim se çfarë do ndodhë.

Është e vërtetë që ka interes edhe nga skuadra të tjera, por do të tregoj respekt maksimal për Shkëndijën  dhe drejtuesit e saj. Pa i mbyllur negociatat me këtë klub nuk do të futem në bisedime me asnjë skuadër tjetër. Vlerësoj se kjo është rruga më profesionale”, ishin fjalët e Nuhiut.

Tanimë mbetet të mësohet se kë do të zgjedhë Shkëndija mes tij dhe Shehit, për t’i hapur rrugë apo jo më pas Vllaznisë që t’i bëjë një ofertë ish-sulmuesit të njohur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"