“Rito, merrini këto medalje që mbetën”/ Duka “ngacmon” Halilin, Tan Mezja bisedon me Emanuela Rustën. Ja pikantet e Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 19:49

“Rito, merrini këto medalje që mbetën”/ Duka “ngacmon” Halilin, Tan Mezja bisedon me Emanuela Rustën. Ja pikantet e Superkupës

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

egbo

Egbo nuk e harron “profesionin e vjetër”, atë të trajnerit të portierëve.  Një veprim i tillë u bë, sepse trajneri Alfred Osmani është me Kombëtaret. Gjatë kryerjes së nxemjes së ekipit ai u mor me Ilion Likën. Gjithsesi, portieri nuk ia shpërbleu si duhet, pasi gaboi në golin e parë të durrsakëve.

Tefik Osmani qëndron krah të presidentit Refik Halili në tribunë. Më parë shkëmbeu disa batuta me presidentin e Teutës, Edmond Hysenbelliu. Me Halilin ishte edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu.

Edi Martini ka qenë shumë kërkues ndaj të tijve në lojë, ku thuajse pas çdo topi jepte udhëzime dhe kërkonte llogari. Pak më i qetë u pa Emanuel Egbo. Ilion Lika shihet i dëshpëruar te goli i parë i Hebajt, i cili erdhi pas një gabimi të tij, teksa nuk zotëroi si duhet sferën.

Lojtarët e të dyja ekipeve kanë qenë shumë “llafazanë” gjatë ndeshjes, teksa thuajse pas çdo faulli pretendonin të kundërtën. Në ndërhyrjen e Torasës ndaj Todorovskit, ku u dëgjuan të bërtiturat e këtij të fundit, Batha i thërret Jorgjit: “O Enea, po ai u rrëzua pa u afruar akoma lojtari mo”.

MOVIOLA

Gjatë kohës që Rustem Hoxha po qëndronte i shtrirë dhe po merrte ndihmën mjekësore, Frashëri ka diçka me lojtarët e tij, duke diskutuar edhe me duar me kapitenin Arapi.

Idriz Batha dëmtohet rëndë dhe lë fushën e lojës me ndihmën e stafit mjekësor. Do të hyjë Gentian Muça për ta zëvendësuar, i cili fillimisht i jep kurajë shokut të tij dhe më pas i merr shiritin e kapitenit.

batha

Pas largimit të Sherif Kallakut, numrin 10 e mori Lorenco Vila. Mirëpo, në protokoll ai mbante ende numrin e vjetër (98).

Tifozi karizmatik Tan Mezja ishte në stadium dhe mbante veshur bluzën e Lorenco Vilës. Për një moment u pa të bisedonte me gjyqtaren e FIFA-s, Emanuela Rusta, e cila e pa ndeshjen në stadium.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, ishte i pranishëm edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Kur bardheblutë morën medaljet e vendit të nderit, Duka i kthehet Halilit: “Rito, merrini këto medalje që mbetën”.

festa

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, ishte i pranishëm në stadium. Sigurisht, numri një i stolit verilindor ka ndjekur me kujdes bardheblutë që i ka kundërshtarë në javën e parë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"