Rita Ora bashkëpunim me UEFA-n: Kam dashuri për futbollin, do i bashkohem nismës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 20:12

Rita Ora bashkëpunim me UEFA-n: Kam dashuri për futbollin, do i bashkohem nismës…

Rita Ora, këngëtarja me origjinë nga Kosova, e njohur kudo nëpër Europë dhe botë, do të jetë së shpejti pjesë e një prej misioneve të rëndësishëm të UEFA-s.

rita oraa

“Kam lajme të reja. Jam mëse e lumtur që po bashkëpunoj me UEFA-n në një tur të vajzave, për të festuar mbi besimin e femrave dhe aspiratat e tyre, nëpërmjet muzikës dhe futbollit, dy nga dashuritë e mia. Ata kanë projekte të mrekullueshme për vitin tjetër, për të përfshirë sa më shumë vajza që pëlqejnë të luajnë futboll” – shkruan Rita Ora.

ritaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"