RISIA/ Kategorinë e Dytë në stilin anglez, zbuloni 4 sfidat e “play-off”-it dhe verdiktet e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 17:56

RISIA/ Kategorinë e Dytë në stilin anglez, zbuloni 4 sfidat e “play-off”-it dhe verdiktet e sezonit

Kategoria e Dytë vjen me me risi në këtë sezon për sa i përket formulës. Teksa 2 vendet e para të Grupit A dhe B, siguruan ngjitjen në të Parën, 4 skuadrat e tjera të çdo grupi, duke filluar nga vendi i 2-të deri te vendi i 5-të, do të ndeshen me njëra tjetrën për të përcaktuar skuadrën që do të luajë në “Play-Out”, me vendet e treta nga fundit të grupeve A dhe B në Kategorinë e Parë.

Kategoria-superiore4-logo-2

Një tjetër risi është fakti që 2 skuadra bien direkt, ndërkohë e të tretat nga fundit të çdo grupi luajnë në “play-out” me njëra-tjetrën dhe më pas skuadra që humbet këtë përballje luan me vendin e tretë në Kategorinë e Tretë që mbahet nga Valbona e Tropojës.

Ditën e djeshme pas përfundimit të javës së 26-të të Kategorisë së Dytë, është përcaktuar edhe renditja përfundimtare, teksa janë mësuar edhe 4 sfidat “Play-Off” që do të zhvillohen në fundjave. Një stil ky i ngjashëm me atë që aplikohet në ligat e ulta angleze.

VERDIKTET

Vora ngjitet në të Parën

Kamza e përjashtuar, Internacionali bie nga kategoria

Ada luan “play out” me Gramozin e Grupit të Jugut (Skuadra që e humbet këtë duel ka dhe një shans me skuadrën që është renditur në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë, Valbonën).

“PLAY OFF”-I

Luzi 2008-Gramshi

Partizani B-Sopoti

(Dy fituesit ndeshen mes tyre dhe fituesi më pas luan me ekipin që shkon në “play out” nga Grupi B i Kategorisë së Parë)

GRUPI B:

Tomori ngjitet në të Parën

Skrapari dhe Selenica bien nga kategoria

Gramozi luan “play out” me Adën e Grupit të Veriut (Skuadra që e humbet këtë duel ka dhe një shans me skuadrën që është renditur në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë, Valbonën).

“PLAY OFF”-I

Maliqi-Memaliaj

Albpetroli-Butrinti

(Dy fituesit luajnë mes tyre dhe më pas fituesi ndeshet me ekipin që shkon në “play out” nga Grupi A i Kategorisë së Parë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"