Risia, ja me sa gjirokastritë e mbylli Luftëtari sfidën ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 19:56

Risia, ja me sa gjirokastritë e mbylli Luftëtari sfidën ndaj Kukësit

Në katër sezone radhazi në elitë, Luftëtari është bazuar më tepër te thithja e elementëve jashtë Gjirokastrës. Një politikë që deri diku i ka dhënë të drejtë për rezultatet në dy sezonet e para. 

Kukesi-Luftetari 0-0

Mirëpo, qyteti që ka një traditë të madhe në futboll, nuk mund të mbetej pa asnjë lojtar vendës. Në barazimin e djeshëm ndaj Kukësit, te Luftëtari kanë diçka që mund të krenohen. Pas shumë vitesh, 90-minutëshin e mbyllën plot pesë lojtarë gjirokastritë. Avernold Qyrani në portë dhe Stiven Puci në mesfushë e nisën si titullarë, ndërsa nga stoli u futën në pjesën e dytë Ardit Ziaji, Alvi Ahmetaj dhe Serxhi Emini, me këtë të fundit vetëm 17 vjeç dhe që dje debutoi në Superiore me fanellën bluzi.

Të pestë janë produkt i akademisë dhe këtë sezon kanë mundësinë të afirmohen, ndërsa dje treguan se kanë cilësi dhe për më tepër luajtën si të barabartë ndaj ekipit më të mirë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"