Risia e madhe/ Një tjetër nivel përfaqësimi në vitin 2021, Dinamo zbulon projektin e ri ndërkombëtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2021 | 23:45

Risia e madhe/ Një tjetër nivel përfaqësimi në vitin 2021, Dinamo zbulon projektin e ri ndërkombëtar

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Dinamo ka bërë publik projektin serioz, që pritet t’i rikthejë blutë në një klub model, jo vetëm në Shqipëri.

Dinamo

Pasi zgjodhën një emër të njohur për stolin si Françesko Moreiro dhe zyrtarizuan bashkëpunimin me një si Fabricio Mikoli, klubi kryeqytetas ka njoftuar se është në hapat e fundit për fazën e kompletimit përfundimtar për të pasur mbikëqyrësit dhe përzgjedhësit e saj në Itali.

Presidenti Pontreli ka zgjedhur Romën për të pasur selinë qëndrore, teksa ky hap është padyshim një risi për klubet shqiptare duke qenë se asnjë tjetër më parë, nuk ka pasur këtë mundësi.

NJOFTIMI I PLOTË I DINAMOS:

Viti 2021 fillon me një nivel tjetër përfaqësimi për skuadrën historike FK Dinamo.

Punët janë në fazën e kompletimit përfundimtar dhe Dinamo do të ketë mbikëqyrësit dhe përzgjedhësit e saj në Itali sëbashku me bashkëpunëtorët e tjerë, për të garantuar një raport të lartë përzgjedhjesh në të njëjtin vend me klube dhe akademi profesioniste.

Presidenti Pontrelli ka zgjedhur kryeqytetin Italian, Romën si seli qendrore për këtë qendër strategjike, e cila do të ketë inaugurimin e parashikuar në ditët e para të Shkurtit dhe do të ketë të ftuar futbollistë simbol të futbollit ndërkombëtar.

Ky është vetëm fillimi i projektit për Dinamon e re, e cila do të synojë njohje në rangun ndërkombëtar!

Dinamo666

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"