Risi te Luftëtari, drejtori Çavo: Tribunë për ish-futbollistët dhe revistë para çdo ndeshjeje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 18:22

Risi te Luftëtari, drejtori Çavo: Tribunë për ish-futbollistët dhe revistë para çdo ndeshjeje

Luftëtari do të luajë ndeshjen e parë sezonale në Gjirokastër, pikërisht ndaj Vllaznisë, të shtunën, ora 14:00. Pas dy transfertave radhazi, ku skuadra humbi fillimisht në Durrës ndaj Teutës 2-1 e më pas triumfoi kundër Laçit me shifrat 0-1, gjirokastritët pritet ta kthejnë në festë sfidën me shkodranët.

vangjel cavo vasil shkurtaj

Një ditë para ndeshjes, klubi do të bëjë prezantimin zyrtar të skuadrës përmes një ceremonie, ku, përveç pranisë së mediave, do të jenë të ftuar personalitete të sportit, politikës, biznesmenë, ish-lojtarë, si dhe tifozë. Drejtori i klubit, Vangjel Çavo, konfirmoi për “Panorama Sport” edhe risinë për këtë sezon futbollistik.

“Me mbështetjen e drejtuesve, u kemi bërë karta të veçanta veteranëve të futbollit gjirokastrit, të cilët do të kenë hyrjen e lirë në tribunën A për çdo ndeshje që do të zhvillohet këtë sezon në fushën tonë. Do të jetë një sektor i veçantë në këtë tribunë ku do të ulen ish-futbollistët e Luftëtarit ndër vite.

vangjel cavo kurbejo fernandez

Gjithashtu, kemi vendosur që para çdo ndeshjeje të botojmë edhe një revistë, ashtu siç ndodh në gjithë Europën, duke vendosur të dhënat e dy ekipeve, kuriozitetet dhe përballjet e tyre ndër vite, në mënyrë që edhe sportdashësit të jenë sa më të informuar”, ka thënë Çavo.

BRIXHILD BRAHIMAJ

Dy ndeshje si titullar dhe një formë mjaft e mirë. Mesfushori i Luftëtarit, Brixhild Brahimaj, pas afirmimit në Superiore sezonin e kaluar, po bind gjithnjë e më tepër me fanellën bluzi. Dje, në një bisedë për gazetën, 21-vjeçari foli për fitoren në Laç dhe ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë.

“Me Laçin ishte një ndeshje e vështirë. Ishim përgatitur për të mos dalë pa pikë dhe në fund ia dolëm duke marrë fitore. E kemi lënë pas atë takim dhe po mendojmë për Vllazninë. Është ndeshja e parë në fushën tonë për këtë sezon dhe do të japim maksimumin për të mos falur asnjë pikë. E treguam edhe vjet që në fushën tonë jemi një kockë e fortë për çdo kundërshtar. I gjithë grupi, gjithashtu edhe stafi teknik po punojmë dita-ditës që të kapim formën, pasi i nisëm disi vonë përgatitjet”, deklaroi Brahimaj.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"