Risi në formacion, Hoxha dëmtohet dhe nuk udhëton me Partizanin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 10:54

Risi në formacion, Hoxha dëmtohet dhe nuk udhëton me Partizanin në Vlorë

P artizani shpreson deri në fund për të siguruar një biletë për në Kupat e Europës. Për ta arritur këtë gjë, kërkohet që të besuarit e trajnerit Klevis Dalipi të marrin maksimumin në këto dy sfida të fundit, ku fillimisht do të jenë mysafirë në Vlorë dhe në mesjavën e ardhshme e mbyllin me derbin me Kamzën në “Selman Stërmasi”.

Alban Hoxha
Suksesi me Vllazninë e ka përmirësuar ndjeshëm atmosferën në kampin e kuq, gjë e cila është reflektuar edhe në seancat stërvitore të zhvilluara së fundmi për duelin me Flamurtarin. Por, për këtë takim trajneri Dalipi nuk do ta ketë të plotë grupin, ndonëse ishte menduar se vetëm Lukas do të ishte i pamundur. Gjatë kësaj jave, portieri Alban Hoxha nuk është përgatitur në asnjë seancë me ekipin. Shkak për këtë është bërë një lëndim që “gardiani” ka marrë në gju në ndeshjen ndaj Vllaznisë. “Panorama Sport” u interesua në klub për gjendjen e portierit dhe sipas drejtuesve të kuq u konfirmua që Alban Hoxha nuk do të jetë ndaj Flamurtarit.

Për shkak të këtij lëndimi, stafi ka vendosur që portieri të rrijë pushim për këtë transfertë, në mënyrë që ai të rikuperohet në kohë dhe të mos humbasë edhe grumbullimin e radhës me Kombëtaren. Progni dhe Hoxha kanë qenë dy problemet që kanë pasur të kuqtë në fillim të punës për Flamurtarin. Sulmuesi është rikuperuar në kohë dhe pritet të jetë titullar ndaj vlonjatëve.

FORMACIONI – Në dallim nga Vllaznia, pritet që trajneri Dalipi të bëjë disa ndryshime në formacion. Në seancën e djeshme, trajneri ka rreshtuar një formacion të mundshëm me risi në përbërje, por sot do të vendoset gjithçka rreth titullarëve. Nga ajo që u pa dje, ndaj Flamurtarit porta pritet të mbrohet nga Dashamir Xhika.

partiMbrojta u përbë nga Ibrahimi dhe Kotobelli në krahë dhe Belica me Gojkoviç në qendër. Batha dhe Kulum ishin dyshja në qendër para mbrojtjes. Para tyre u rreshtuan Asani, Bardhi dhe Sulejmani, ndërsa Progni ishte në majë të sulmit. Risia ishte aktivizimi i Alban Sulejmanit në të majtë të sulmit. Gjithsesi, sot pritet të vendoset për formacionin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"