“RIP, do mbetesh ikonë”- Këngëtarja shpallet e vdekur, e ngatërrojnë me Maradonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 16:56

“RIP, do mbetesh ikonë”- Këngëtarja shpallet e vdekur, e ngatërrojnë me Maradonën

Madonna është shpallur e vdekur nga disa përdorues të mediave sociale, pasi e ngatërruar me legjendën e futbollit Diego Maradona, i cili humbi jetën ditën e djeshme.

Ata menduan se ishte ylli i popit që ndërroi jetë, kur në fakt ishte ish-futbollisti që vdiq.

“RIP Madonna, do jesh përgjithmonë në zemrat tonë. Legjendë,”- shkroi një prej tyre.

“RIP Madonna, ikonë e vërtetë. Ashtu si një lutje, do jesh gjithmonë e preferua,”- ishte postimi i një tjetër përdoruesi të Twitter.

Menjëherë, është ndërhyrë për të sqaruar se nuk ishte këngëtarja ajo që vdiq, por argjentinasi Diego Maradona.

“Madonna nuk ka vdekur, ishte ish-futbollisti i Argjentinës, Diego Maradonna që ndërroi jetë nga ataku kardiak,”- shkroi një tjetër.

Si përfundim, Madonna është gjallë dhe mirë, ndërsa Maradona, legjenda sportive, fatkeqësisht ka vdekur.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"