Rinovon edhe mbrojtësi veteran, klubi i Kategorisë së Parë ka 400 milionë lekë në dispozicion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2021 | 19:16

Rinovon edhe mbrojtësi veteran, klubi i Kategorisë së Parë ka 400 milionë lekë në dispozicion

Në mbledhjen që do të zhvillohet më 27 korrik, përveç problemeve të tjera, Këshilli Bashkiak i Lushnjës do të paraqesë edhe buxhetin afatmesëm për zhvillimin dhe ecurinë e KF Lushnja 1930 sh.a.

lushnjaa

Në buxhet është parashikuar që për tri vitet e ardhshme të ruhen të njëjtat kuota, të cilat janë funksionuar edhe para kësaj periudhe nga fondi i Bashkisë së Lushnjës.

Përveç këtyre do të ketë edhe financime të tjera, siç është projekti për fushën sportive të Plugut, që do të ishte një zgjidhje për stërvitjen e ekipit të parë dhe moshave.

MBROJTËSI – Te Lushnja ka ardhur rinovimi i radhës. Bëhet fjalë për “veteranin” Arbër Mone, i cili ka firmosur kontratën 1- vjeçare me klubin. 31-vjeçari do të luajë sezonin e tretë radhazi me Lushnjën.

Mëngjarashi i njohur luan në “Roza Haxhiu” që nga viti 2019, por ka qenë edhe më parë në periudhën janar 2017-qershor 2018.

“Kam firmosur kontratën dhe do të jem pjesë e Lushnjës. Besoj se do të kemi një sezon të mirë dhe uroj të na shkojë mbarë”, është shprehur Mone për gazetën.

Mbrojtësi i majtë fierak ishte nga më të rëndësishmit te Lushnja në sezonin e kaluar, ku arriti të shënojë edhe tre gola.

lushnja

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"