Rinovojnë 10 lojtarë dhe zyrtarizohen 5 afrime, Abazaj: Pogradeci do jetë më i fortë se vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2020 | 10:07

Rinovojnë 10 lojtarë dhe zyrtarizohen 5 afrime, Abazaj: Pogradeci do jetë më i fortë se vjet

Zgjohet” Pogradeci. Pas një serie lar gimesh, klubi ka hedhur hapat e parë për ndërtimin e skuadrës së sezonit 2020-2021. Ditët e fundit kanë qenë intensive për drejtuesit, pasi kanë rinovuar kontrata me 10 lojtarë dhe zyrtarizuar 5 afrimet e para në këtë merkato vere.

Abazaj222

Astrit Hysenllarin, Hermes Shkulakun, Sajmir Jahajn, Mikel Maxharin, Andi Çela, Alsejv Dervishaj, Arsen Kasa, Armir Pura, Arsen Kasa, Jugersi Liçkollari dhe Eldjon Topllari do të mbeten pjesë e liqenorëve. Veç portierit Mateo Baçi që vjen nga Tërbuni, është mbyllur marrëveshja me mesfushorin Isi Manellari që dy sezonet e fundit ka luajtur tek Iliria. E megjithatë, në orët e vona është zyrtarizuar marrëveshja edhe me Anesti Takon që vjen nga Devolli), Marin Abazajn (produkt i Tiranës) dhe Arbri Pengun (produkt i akademisë së Pogradecit).

LARGIMET

Ardjan Abazaj është më i qetë. Skuadra e tij po merr formë dhe kjo ka bërë që t’i “harrojë” të larguarit. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri qartëson se po hidhen baza të forta për të ardhmen. “Ishte e pritshme që shumica e futbollistëve do të vazhdonin te Pogradeci. Historia e largimeve tashmë i përket të shkuarës. Kjo është zgjedhje personale e kujtdo. Unë di të them se ne do të shohim vetëm përpara dhe ekipi është këtu për vazhdimësinë”, u shpreh fillimisht numri një i pankinës, teksa foli për 5 të larguarit.

pogradeci

AFRIMET

Më tej, ai paralajmëroi se merkatoja do të jetë cilësore dhe shumë shpejt do të vijnë “goditjet”: “Shumë shpejt do nënshkruhen dhe kontratat e vazhdimësisë me shumë prej futbollistëve”. Nën urdhrat e stafit teknik janë vënë edhe disa lojtarë në provë, e megjithatë fjala e fundit do të jepet pas disa ditësh. “Ne po punojmë me grupin që kemi dhe më vjen mirë që janë hedhur edhe firma mbi kontratë.

Kjo është pozitive. Pasi të shohim se ku do të jemi përfundimisht edhe me futbollistët e rinj, atëherë nuk do të ngurrojmë të afrojmë dy ose tre lojtarë. Por vazhdoj ta përsëris se duhet të jenë shumë cilësorë dhe të bëjnë diferencën me ata që kam në ekip. Ne nuk kemi nevojë për të mbushur radhët. Te ne punohet fort me të rinjtë dhe ata do të jenë shumë shpejt mbështetja kryesore, por natyrisht u duhet pak kohë. Gjithsesi, unë jam i kënaqur me ekipin në këtë ecje të momentit. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, do të jemi më të fortë se vjet”, përfundoi Abazaj.

ROMEO XINXIFI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"