“Rinovoj me Lushnjen nëse qëndron edhe trajneri”, mesfushori Lajthia i ka idetë të qarta: Dua një ekip me pretendime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 21:52

“Rinovoj me Lushnjen nëse qëndron edhe trajneri”, mesfushori Lajthia i ka idetë të qarta: Dua një ekip me pretendime

Xhonatan Lajthia është i paqartë për të ardhmen. Edhe pse nuk ka asnjë ofertë konkrete nga merkatoja, nuk i ka humbur shpresat. Ato i mban gjallë, prej sezonit të mirë që zhvilloi te Lushnja. Ai u shpall golashënues me 10 gola, por pa asnjë penallti. Nuk e fsheh dëshirën për të rinovuar me verdhejeshilët, por vetëm nëse qëndron edhe trajneri Agim Canaj dhe mbi të gjitha ndërtohet një ekip pretendent.

7867867887

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 23-vjeçari rrëfen edhe sikletin që ka hequr me rrugëtimin nga Durrësi në Lushnjë dhe mbi të gjitha me kostot.

Një mesfushor që shënon 10 gola. A jua ka hapur rrugët e merkatos sezoni që zhvilluat te Lushnja?

Kam shumë besim në vetvete, pasi mendoj që e meritoj të luaj në një skuadër të mirë, në Superiore apo në të Parën. Dëshiroj një skuadër të mirë, të organizuar dhe me pretendime. Kam besim për një sezon akoma më të mirë në Lushnjë apo dhe në ndonjë vend tjetër. Të shohim.

Nëse trajneri Agim Canaj do të rinovojë me Lushnjën, a do të qëndronit edhe për një sezon në stadiumin “Roza Haxhiu”?

Nëse profesori do të rinovonte, pa dyshim që do të rrija. Është e kuptueshme, nëse ndodh kështu, do të kemi një Lushnjë me pretendime të mëdha.

A do të kërkoni më shumë të ardhura te Lushnja?

Pas një sezoni të mirë besoj se edhe të ardhurat do të jenë në rritje. Nëse ngrihet një skuadër pretendente, absolutisht që po.

Ju është dashur të udhëtoni gati çdo ditë Durrës-Lushnjë-Durrës. I keni përballuar vetë këto shpenzime?

Po, kostot e udhëtimeve i kam paguar të gjitha vetë.

Keni pasur ndonjë kontakt apo interesim?

Po, kam pasur. Nuk ka asgjë të vendosur, pasi është pak shpejt. Duke qenë se në fund të vitit luhet Botërori, kampionatet do të fillojnë pak më shpejt. Të shohim se si do të ecim me bisedimet.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"